Histori | Kungliga Lotsverkets Ångfartyg S/S Orion

Histori

S/S Orion anije shërbimi e entit mbretëror për pilotim

Avullorja e fundit në Suedi për tërheqje me avull

Në pranverë të vitit 1928 inxhinieri i fenerëve të detit J. A. Hultman i dorrëzoi entit mbretëror për pilotim skicat e avullores së re për shërbim S/S Orion për të cilën vendosi parlamenti Suedez.

Avullorja u ndërtua vitin 1929 në kantierin e Helsingborgut. Anija ma madhësi 32 x 6 metër, i ka shtatë kabina, dy sallona, tri mensa, kuzhinë, dhomë dushi dhe nji dhomë për ngarkesë, gjith në gjendje të mirë. Sa i përket makinave anija u pajis me nji kazan të avullit me qymyr dhe shtatë makina me avull, të gjitha ende në veprim.

Përveč makinës kryesore të tipit compound, janë edhe makinat me avull për veprimin e gjeneratorit, pompave, lëvizjen e čengelave e të tjera. Anija , e klasifikuar si avullore për tërheqje, është më e vjetra e llojit të saj që deri më sot gjendet në Suedi.

Në detë edhe në liqen

S/S Orion u vendos në rajonin e atëhershëm Lindor për pilotim e cila zgjat prej Karlskronës në jug deri më Trosa në veri dhe gjithashtu e përfshinte edhe liqenin Vättern. Këtu ajo shërbej gjatë viteve 1929-1956.

Detyrat e punës mes tjerash ishin që në pranverë dhe në vjeshtë me i vendos dhe me i nxjerr mbiujset dhe shenjat në linjat detare, me i furnizu me gaz fenerat e detit si dhe të bëj matje detare. Përveč kësaj anija duhej që ti ndihmojë lundrimit të përgjithshëm me si për shembull tërheqje dhe thyerjen e akullit.

Një shoqëri klasore e rreptë

Komandanti ishte nji drejtor i pilotimit ose inspektor i pilotimit. Mëtej aty shërbente edhe nji drejtues i anijes, nji makinist, dy zjarrmbajtës, qymyr afrues, kuzhinier, shërbyesi i mensës dhe katër vetë në terracë. Në gazetën ” Svensk Sjöfartstidning ” të vitit 1928 ku ndërtimi i anijes u paraqit për herë të parë, mundemi të lexojmë mes tjerash se si ishin të pajisur kabinat mvarësisht se čfarë pozite kishte përdorësi në anijen. Kabina e kapitenit u ndërtua prej mahagonit, kabinat e eprorëve prej dushkut të përpunuar kurse ata të kuadrës prej čamit.

Kapiteni dispononte gjysmën e sipërfaqes banesore, llogaritur me mensën e tijë. Gjysmën tjetër që gjendeti në pjesën e përparme të anijes e ndante kuadra nantë vetësh. Sipërfaqet aty ishin të večuara për eprorë dhe ata për kuadër. Kan pasur edhe një murë ndarës në shkallët për terracën e kabinave, që të mos takohen eprorë me kuadër duke shkuar prej ose në kabinat. Përveč kësaj i kishin edhe mensat e večuara për ushqimim.

Hierarkia në anije ishte e tillë që kapiteni nuk komunikonte drejtpërdrejt me kuadrën, por kjo bëheti përmes eprorëve dhe komandanti ishte sunduesi i pakufizuar i anijes.

I mbyllur në liqenin Vättern

S/S Orion është vetëm gjashtë metra e gjërë. Arsya është që anija u konstruktua që të mundë të lundrojë lartë në Göta kanalin, nëpër pendë dhe mbrenda liqenit Vättern.

Anija ka vepruar disa herë në liqenin Vättern. Mbasi që njëherë u detyrua të mbetet i mbyllur në liqen për shkak se një portë e pendës në anën lindore të liqenit ish dëmtuar, atëherë i ndëruan rutinat kurse shërbimin në liqenin Vättern e dorëzuan në përgjegjësi të sipërmarësit. Por për fat S/S Orionit si dhe entit mbretëror për pilotim egzistonte edhe një dalje e pasme nga Vätterni. Nëpërmjet liqenit Vänern, lumit Göta, Geteborgut dhe bregdetit perendimorë u kthyen prap në limanin e tyre në Kal.

Afër katastrofës gjat ushtrimit me nëndetëse

Në fund të luftës së dytë botërore ushtronte marina suedeze në arkipelagun e Stokholmit mes tjerash edhe me nëndetëse. Nga arsye të pasqaruara S/S Orion ariti të hyjë në rajon të ndaluar dhe të gjindet në mes të ushtrimit me torpita.

Sipas sqarimeve të nji ish komandantit të flotës, që në atë kohë ishte kapiteni posaemëruar në një nëndetëse, ndodhi atëherë një fatkeqësi serioze. Nji shpërthim i fortë, me siguri prej torpitës, e anoj rëndë S/S Orionin kështu që një katastrofë ishte shumë afër. Anija u shpëtua dhe kundër vështërsirave mundeti të lundroj mëtej me makin të vet. Kuadra fitoj lëndime të lehta dhe tronditje të fortë. Shumë punë patën pastaj me pastrimin e anijes nga shkatërrimit.

Čka e shkaktoi mosinformimin e kapitenit të S/S Orionit për ndalimin, ende sot është e mbuluar me fshehtësi dhe gjithë këte e mbysën.

Detyrë pune me rrezik për jetën

Zhvillimi i mbiujtësve dhe e shënjënimit bëri që avullorja e vjetër me kohën u bë sa ma tepër jomoderne. Mbiujtës ma të rënda treguan se anija ishte tepër i luhatshëm edhe puna në të shumë herë bëheti i rrezikshëm për kuadrën.

Krahu i čikrikut ishte e ndërtuar për ngritje tre tonësh dhe vetëm me nji përforcim. Për të ritur kapacitetin e saj në takt me mbiujtës sa ma të rënda e forcuan krahun dhe bartësen e zhvilluan me disa përforcime kështuqë fuqia ngritëse me këte u rit në pes ton. Por kjo njikohësisht shkaktoi konsekuenca për stabilitetin e anijes.

Olle Pettersson, ish shefi / shefi i makinës / në anijen, ka treguar se ata ngrenin aq shumë sa që fitonin ujë mbi terracë. Kjo do të thotë nji anim prej gati 45 shkallësh dhe një pozitë kritike për anijen.

Sa ma tepër i padhëmbshëm

Čikriku me avull në anijen për shkak të mbiujtësve sa ma të rënda u bë e jomoderne dhe me plot kuptimin e fjalës sa ma tepër i padhëmbshëm.

Një ngjarje e rrezikshme ndodhi në pranverë të vitit 1955. Duke punuar me vendosjen e mbiujtësve ndričuese në arkipelagun Sh: Anna. Një mbiujtës i varur në krahun e čikrikut filloj shpejt të rrëshqit kah poshtë. Nji marinar e vërejti këte dhe u hedh në frenin me shirit të čikrikut me avull që të ndal rrëshqitjen. Por freni ndërkohë nuk kish kapacitet të mjaftueshëm për mbiujtësin e rëndë dhe në nji tentim të dëshpruar që të ndal rrëshqitjen u člirua bllokuesi i čikrikut i cili zakonisht mund të përdoret vetëm për bllokimin e nji cilindrit të čikrikut që nuk është në lëvizje. Pasoja u bë që katër dhëmbë gize në cilindër krejtësisht u zdrukthuan deri që ajo në fundë u ndal. Përsëri një shembull të pajisjes shumë të vjetruar në avulloren e vjetër e cila nuk i plotësonte kushtet e kohës së re.

Kritikuesit thonin se enti mbretëror për pilotim i ka dy llogari në bankë. Njëra llogari kishte të bëj me reparim dhe mirëmbajtje, aty kish të holla pa masë, e tjetra ishte për blerjen e pjesëve të reja, ky llogari ish krejtësisht pa mjete. Mirëmbajtja ishte ”inabsurdum” pa përfundim.

Anija skandaloze e shtetit Suedez

Jeta në anijen nuk karakterizohej vetëm me dallimin e rreptë mes eprorëve dhe kuadrës. Këtu ishte edhe një ambient për punë dhe banim e cila shkaktoi një kritikë të fortë. Banoheti ngushtë kurse mjetet sanitare ishin të standardit tepër të ultë.

Në shtyllat e gazetave në fillim të viteve pesëdhetë mundeshin të lexojnë:”anija skandaloze e shtetit Suedez”. Përmbajtjet e tyre kishin të bëjnë me standardin e pavolitshëm të banesave dhe të mjeteve sanitare në anijen S/S Orion.

Gjith kjo shpori në fund që ministri i komunikacionit e muar čështjen për shqyrtim në prlamentin e Suedisë. Aty pas nji kohe u muar vendimi për zavendësimin e avullores së vjetruar S/S Orion me një anije më moderne, të cilën e zbatuan në vitin 1956.

Karirë të re si ndërtues i fenerave të detit

Me vendosjen e anijes së re për shërbim në përdorim tejkaloj avullorja e vjetër të bëhet anije rezervë deri më vitin 1961. Kjo dotë thotë se ajo mireti në shërbim kur anijet tjera të rajonit tërhiqeshin nga përdorimi për shkak të reparimit ose mirëmbajtjes.

Në vitin 1961 u rindërtua S/S Orioni. Platformën e hapur komanduese e mbulosën dhe anijen e zmadhuan në gjatësi tre metra që të mundë të përdoret si anije ndërtimi i fenerave të detit me vendosje në repartin ndërtimorë të Dikasterit Shtetëror për Lundrim. Detyra e saj tash ishte që të transportoj material për ndërtimin e fenerave të përhershëm të detit, të cilat sipas vendimit të parlamentit Suedez dotë zavendësonin anijet e vjetra për sinjalim përgjat bregdetit Suedez.

Jeta pas entit mbretëror për pilotim

Anija për tërheqje me avull S/S Orion shërbej për herë të fundit në vjeshtë të vitit 1979, pas kësaj përfundimisht u tërhoq nga përdorimi. Pak anije, ndoshta asnjë, ka qenë në shërbim aq gjatë si S/S Orioni. Ajo u ndërtua në vitin 1929 kurse e tërhoqën prej përdorimit 50 vjetë më vonë. Atëherë anija ishte tepër e vjetëruar dhe pashpresë, mendimi ish drejtuar kah coptimit të saj.

Por atëherë anijen e blejti një person privat nga Geteborgu i cili mendonte të përdorë ate për lundrime të gjata në bregdetin e Norvegjisë. Fitimi i dobët dhe mirëmbajtja e keqe shkaktuan një shkatërrim edhe ma të madh të saj.

Pas dhetë vjet në bregdetin perendimor ma në fund e shpëtoi anijen një shoqat e muzeve në Stokholm dhe një punë e madhe me ndreqjen e saj filloi. Puna e cila bëhet sipas skicave origjinale prej vitit 1929, zbatohet me bashkëpunim të ngushtë me arkivin e Dikasterit Shtetëror për Lundrim në Norčoping. Kadastri Shtetëror e ka shpërblyer anijen me një ndër limanet ma të bukura të Shepsholmenit. S/S Orioni sot gjendet i lidhur 50 metra në veri të urës së Shepsholmenit dhe nëpërmjet bukurisë të kësaj pozite detare është bërë një pjesë e njohur e qytetit dhe vendtakim për shetitës turistë dhe banorë të Stokho.

Në arkivin e kujtimeve

Mes vizitorëve të cilit kan lanë përshtypje të madhe mund të përmendet një zonjë e moshës vjetruar e cila në pranverë të vitit 1995 e vizitoi anijen. Papritur u gjend ajo aty, duke e mbajtur drejtpeshimin në dërrasën e zbritjes. Zonjës i ndihmuan me kujdes të hyp në anije. Së pari dyshonin se ajo ishte një zonjë e humbur përgjithsisht që smundë të gjen rrugën por vërteta dotë tregoheti së shpejti. Zonja tash gati 90-vječare tregoi se ajo në disa raste ka lundruar me S/S Orionin, atëherë si gruaja e drejtorit për pilotim. Ajo tregonte me nderë të madhe dhe me admirim për përjetimin e lundrimit në arkipelagun e suedisë në lëvizjen e avullores pa dridhje dhe pa zhurmë.

Ajo tregoi më tutje se sa pak u pëlqye asaj anija e re e cila më vonë dotë zavendësonte S/S Orionin. Një përjetim që dridhet dhe me erë të naftës dhe prej lundrimit me së cilën ajo ma në fund krejtësisht heq dorë.

Mëtej mes vizitorëve të cilët kan lanë përshtypje të madhe është Sven-Bertil Taube i cili me tregimet e tij nga koha kurë ai vet ishte marinar dhe me shëndritje të madhe personale na admiroi të gjithve.

Vizita e vlerësuar si më e lartë ndërkohë është ajo kurrë Madhëria e Tij Carl XVI Gustaf me ndihmës, furnizuesin e oborrit dhe me kryetarin e bashkësisë detare në Stokholm, Gustaf Taube, e vizitoi avulloren zyrtarisht më 12 prill të vitit 2003 në bashkangjitje me ditën e vëzhguesve të detit në Shepsholmen. Vizita ishte e planifikuar të zgjat pes minuta por interesimi i Madhërisë për projektin bëri që ai të ndalet në anije 15 minuta, faleminderit shumë për vizitë.

Flota Kulturor-Historike e lundrimit

Avullorja e entit mbretëror për pilotim S/S Orion gjatë 50 viteve ka shërbyer në detarin Suedeze dhe përbën një pjesë të rëndësishme në flotën kulturor-historike të lundrimit në Suedi. Përveč kësaj ajo është edhe përfaqësuesi i vetëm i trashigimit kulturor nga shoqëria industriale e Suedisë.

Komisioni Shtetëror i muzeve të marinës për anije vendosi në pranverë të vitit 2003 që të jep K-shenjën S/S Orionit mbasi që anija konsiderohet se ka vlerë kulturor-histor.

Rihapje solemne

Në vitin 2004 i mbush S/S Orioni 75 vjet, qëllimi është për rihapjen solemne të saj dhe si anije me avull me djegje të qymyrit përsëri të lundrojë si në ditët e shkëlqyera të saj.

Bo Thorstenson

Kryetari i shoqatës muze.

Mbrapa